Luis Van Gaal rikthehet tek Ajaksi, por kësaj here jo më në rolin e trajnerit por të anëtarit të ri të bordit mbikëqyrës.
Ai do të ndihmojë klubin të dalë nga kriza, duke i këshilluar për çështjet teknike të futbollit.
“Dua të ndihmoj Ajaksin. Aktualisht kaloj një pjesë të madhe të jetës sime në Portugali dhe kjo mund të kombinohet mirë me rolin tim si konsulent i jashtëm.
Jam i gatshëm të ofroj njohuritë e mia të futbollit në Bordin Mbikëqyrës.
Ne duhet të gjejmë rrugën për t’u kthyer në krye dhe të gjithë duhet të kontribuojmë”, deklaroi Van Gaal.