Sonte do të luhet xhiro e dytë e garës më të madhe evropiane të futbollit, Champions League.
Vëmendja do të jetë në Gjermani, atje ku Dortmundi do ta pres Milanin nga ora 21:00.
Ndeshje tjetër interesante do të jetë edhe ajo në mes Newcastle dhe PSG-së, të cilët do të garojnë për kreun e tabelës në grupin F.
Pjesëmarrje në Champions League do të ketë edhe ekipi nga Serbia, Crvena Zvezda, ku në Beograd ka udhëtuar edhe lojtari i kombëtares së Kosovës, Donat Rrudhani dhe Kastriot Imeri me ekipin e tyre, Young Boys.
Më poshtë gjeni të gjitha ndeshjet që do të luhen sot në Champions League.