Humbja ndaj Galatasarayt ka vënë në rrezik të ardhmen e Erik ten Hag në krye të Manchester Unitedit.
“Djajtë e Kuq” mbrëmë pësuan disfatë nga Galatasaray (2-3) midis ‘Old Traffordi’, ndeshje kjo e luajtur në kuadër të xhiros së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.
Sipas medieve britanike, pozicioni i Ten Hag si trajner i Manchester United ka filluar të lëkundet.
“Sot është planifikuar një takim mes bordit të drejtorëve të klubit për të diskutuar se si të dilet nga kriza e rezultateve.
Njerëz të afërt me klubin besojnë se pozicioni i Ten Hag si menaxher do të diskutohet pasi disa nga anëtarët e bordit tashmë kanë hequr dorë nga menaxheri”, raportojnë mediet në ishull.