Napoli u mposht mbrëmë në shtëpi nga Real Madridi me rezultatin 2-3.
Pas humbjes, presidenti i “axurrëve”, Aurelio De Laurentis ka dhënë një deklaratë për “El Chiringuito”, ku është ndalur tek Carlo Ancelotti.
“Është një zotëri i madh.
Tifozët duan të fitojnë, nëse nuk fitojnë duhet të kritikojnë gjithmonë.
Por dikush si Ançeloti nuk mund të kritikohet si njeri, futbollist apo trajner, ai është i madh”.
Më pas ai vijoi: “Real Madridi është shumë i fortë, luan shumë mirë.
Më pëlqeu shumë ndeshja, Karlo Ançeloti është një mik. Nuk e pashë, nuk doja të influencoja para ndeshjes”, deklaroi De Laurentis.