UEFA e ka konfirmuar se e ka pranuar kandidaturën e Italisë dhe Turqisë për ta organizuar Evropianin 2032.
Pas komunikimeve të muajit korrik nga Federatat përkatëse të futbollit, ka arritur edhe konfirmimi kontinental, i cili i ka dhënë edhe detajet e kohës së vendimit, e paraparë për gjashtë ditë.
Në atë datë, në Nyon të Zvicrës nuk pritet të ketë befasi të mëdha.
“Aplikimi i përbashkët është pranuar dhe do të vlerësohet dhe do të merret parasysh nga ana e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s”, njofton shtëpia e futbollit evropian.
Italia dhe Turqia e pushuan kandidaturën e tyre për Euro 2028, ndërsa tash shpresojnë e më 10 tetor në Nyon t’ju jepet drita e gjelbër për ta organizuar Euro 2032.