Dinamo e Zagrebit, që ka edhe shumë tifozë në Kosovë, zbarkon në Prishtinë.
Klubi më i madh kroat nesër (18.45) do të ballafaqohet me kampionin e Kosovës, Ballkanin e Therandës, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C të Conference League.
Pas 35 viteve kampioni kroat zbarkon në Prishtinë.
Është interesant se në vitet e 80-ta (1983-1988), Dinamo dhjetë herë u takua me Prishtinën në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë.
Bilanci në favor të Prishtinës, 4 fitore, 3 barazime e 3 humbje me goldallim të barabartë 15:15.