Derbi shqiptar ka përfunduar me fitoren e Shkëndijes së Tetovës.
Shkëndija para shikuesve të vet e ka mposhtur me rezultat 1:0 kampionin në fuqi, Struga Trim Lum.
Ky ishte takim i mbetur i javës së dytë.
Tetovarët treguan lojë të mirë në përballje me kampionët.
Në minutën e 47-të, futbollisti Almir Aganspahiq, ka realizuar me kokë për fitoren e kuqezinjve.
Shkëndija kryeson me 20 pikë pas nëntë javëve, e ndjekur nga Shkupi me 18, Sileksi 16, Struga Trim Lum 15 pikë etj.