Kosova e Dusseldorfit II po shënon rezultate të shkëlqyeshme në Kreisliga C në futboll.
Përveç Kosova së Dusseldorfit që po shkëlqen në Bezirksliga, klubi i dytë i saj në shtatë ndeshje ka 6 fitore e vetëm një humbje në Kreisliga.
Kosova e Dusseldorfit II është dashur të jetë në kreun e tabelës por për shkak se është ndëshkuar me minus 6 pikë, aktualisht renditet në vend të 4-të me 12 pikë apo ka tre me pak se lideri SSV Erkrath 1919 II.
Ajo që e veçon këtë ekip padyshim është përveç serisë fantastike edhe efikasiteti i sulmuesve, 30 gola për shtatë ndeshje dhe kanë pësuar vetëm 10 sosh.
Ndeshjen e fundit e fituan në udhëtim me 0:6 ndaj DJK Tusa Düsseldorf III.
Në javën e nëntë luajnë në konak të liderit SSV Erkrath.
Presidenti i klubit, Bujar Neziri, me stafin, është krenarë me këta djelmosha që po shkëlqejnë në secilën ndeshje.