100 ndeshje për Bruno Ditën me Shkëndijën!
Para fillimit të ndeshjes së mbetur të xhiros së dytë të LPRMV-së ndërmjet Shkëndijës dhe Strugës Trim Lum, ka pasur një moment solemn në të cilin është shprehur respekt për Bruno Ditën.
Mesfushori për sezonin e katërt është pjesë e skuadrës tetovare, ndërsa sot ka marrë një fanellë speciale me rastin e njëqind ndeshjeve të luajtura në kampin e ish-kampionit të Maqedonisë.
Bruno Dita është anëtar i Shkëndijës që nga viti 2020, ndërsa më parë ka luajtur për Skënderbeun, Teutën e Durrësit, Besa Kavajën dhe Dinamon e Tiranës. Ai është edhe ish-përfaqësues i të rinjve të Shqipërisë.