Prishtina ka qenë më suksesshme se Dinamo e Zagrebit në 10 ndeshjet e zhvilluara në Ligën e Parë të ish Jugosllavisë (1983 – 1988).
Gjenerata e artë e Prishtinës 4 herë e ka mposhtur Dinamon, tre herë ka luajtur baras dhe tre herë ka pësuar humbje.
Bile më 4 tetor të vitit 1987 fitoi me 2:1 në Maksimir falë golave të Vlladisllav Gjukiqit dhe Zoran Batroviqit.
I shkaktoi humbje lideri të asaj kohe në kampionatin ish jugosllav.
Ndeshjen e parë me Dinamon e zhvilluan me 31 gusht të vitit 1983, para 35 mijë shikuesve në Prishtinë dhe e mundën me rezultat 3:2 duke iu falënderuar dy golave të Fadil Vokrrit dhe një të Fadil Muriqit.
Më 2 shtator të vitit 1984, Prishtina shemb Dinamon me golat e Xhevdet Muriqit, që çoi në këmbë një ish Jugosllavi.
Më 24 maj të vitit 1987, Kujtim Shala dhe Vlladisllav Gjukiq shënuan dhe i dhanë një goditje të rëndë Dinamos, duke e gjunjëzuar me rezultat 2:0,.
Ja formacionet e katër ndeshjeve që Prishtina doli triumfuese!
Më 31 gusht, 1983 - java e 4-të
Prishtina - Dinamo 3:2
Shikues: 35.000.
Gjyqtar: S. Ilijev (Shkup), J. Beshklin (Kikinda), B. Sinovqiq (Split),
Shënues: F. Muriqi (25'), Vokrri (72' e 82') - Bogdan (15') e Ringov (88').
Prishtina: Sllobodan Shujica, Skënder Shengyli, Faton Domi, Ramadan Cimili, Petre Gruesvki, Favzi Rama, Edmond Rugova (Ramiz Krasniqi), Fadil Muriqi, Fadil Vokrri, Agim Cana dhe Zoran Batroviq,
Dianamo: Vllak, Braçun, Z. Cvetkoviq, Haxhiq, Zajec, Bogdan, Boshnjak, Cerin, Kranjçar, Mlinariq dhe Ringov.
Më 2 shtator, 1984 – java e 3-të
Prishtina - Dinamo 2:0
Stadiumi i Prishtinës
shikues: 30.000.
Gjyqtarë: S. Joviq (Kavadar), M. Vllajiq (Beograd), V. Llackoviq (Maribor).
Shënues: Xhevdet Muriqi (19' e 51').
Prishtina: Neshet Zhaveli, Skënder Shengyli, Shefqet Sinani, Ramadan Cimili, Rifat Mehinoviq, Favzi Rama, Kujtim Shala (Sahit Kelmendi), Xhevdet Muriqi, Fadil Vokrri, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviq.
Dinao: Stojiq, Xheko, Z. Cvetkoviq, Munjakoviq, Llulliq, Bogdan, Juriç (Spajiq), Arsllanoviq), I. Cvetkoviq, Petroviq dhe B. Cvetkoviq.
Më 24 maj 1987 – java e 31-të
Prishtina - Dinamo 2:0 – java e 26-të
Stadiumi në Prishtinë.
Shikues: 30.000.
Gjyqtarë: D. Çoliq (Beograd), M. Çoliq (Sarajeva), Bandalevski (Shkup).
Shënues: Gjukiq (35') e Shala (56').
Prishtina: Darko Bjellojeviq, Xhevdet Muriqi, Nebojsha Pekoviq, Gani Llapashtica, Skënder Shengyli, Muhamed Kolenoviq, Mensur Nexhipi (Faton Domi), Abdyl Bellopoja, Vlladisllav Gjukiq (Goran Popuvac), Fadil. Muriqi dhe Kujtim Shala.
Dinamo: Stojiq, Vujoviq, Matiq, Arsllanoviq, Cvetkoviq, Lesjak, Besek (Stamboliq), Munjakoviq, Cvijetkoviq, Mlinariq dhe Bogdanoviq.
Më 4 tetor, 1987 – java e 9-të
Dinamo-Prishtina 1:2
Stadiumi “Maksimir” në Zagreb.
Shikues 25.000.
Gjyqtarë: S. Radoviq (Beograd), B. Banjiq (Tivar), M. Pullin (Osjek).
Shënues: Cvjetkoviq (63) - Gjukiq (44'), Batroviq (56’).
Dinamo: Ibrahimoviqi, Cupan, Vujoviq (Vukoviq), Kasallo, Llulliq, Matiq, Besek, Munjakoviq, Cvjetkoviq, Mlinariq dhe Bogdanoviq.
Prishtina: Zoran Lemajiq, Xhevdet Muriqi, Isa Sadriu, Gani Llapashtica, Sllavenko Kuzeleviq, Muhamed Kolenoviq, Zoran Batroviq (Nazmi Rama), Mensur Nexhipi, Vlladisllav Gjukiq, Abdyl Bellopoja (Sahit Kelmendi) dhe Kujtim Shala.