Antwerp-i përkundër epërsisë me 2:0 mbetet duarbosh, ka pësuar humbje me rezultat 2:3 nga Shakhtar Donesk.
Reprezentuesi shqiptar, Arbnor Muja, pas një veprimit të bukur brenda 16-shit, ka shënuar për 1:0.
Pastaj Balikwisha (33') ka shtuar epërsinë në 2:0.
Pjesa e dytë fatale për skuadrën belge.
Futbollistët Sikan (48' e 76’), Rakitskyi (71'), shënuan për fitoren e skuadrën ukrainase.
Në minutën e 90+7 Alderweireld i Anwerp dështoi nga penalltia, duke lëshuar rastin për të barazuar rezultatin.
Antwerp renditet në vend të fundit pa pikë dhe Shakhtar në të tretin me 3 pikë në kuadër të Grupit H të Champions League.