Atletico Madridi ka marrë tre pikë të mëdha në xhiron e dytë të Grupit E të Champions League në futboll.
Skuadra nga Madridi para shikuesve të vet e ka mposhtur me rezultat 3:2 Feyenoordin.
Skuadra holandeze dy herë ka avancuar 0:1, 1:2 por pësuan humbje.
Katër gola u shënuan në 45 minutat e parë.
Për Atleticon shënuan Morata (14’, 47’) e Griezmann (45+4’) dhe për Feyenoordin realizuan Hermoso (7’ autogol) e Hancko (34’).
Atletico kryeson me 4 pikë duke lënë pas skuadrën holandeze me 3 sosh..