Messi do të largohet nga Inter Miami

Futboll

Messi do të largohet nga Inter Miami

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 21:59
Messi

Lionel Messi nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij me Inter Miamin dhe do të largohet nga klubi në vitin 2025 për t'u kthyer te Newell's Old Boys, sipas raportimeve në Spanjë.

Messi ka pushtuar futbollin amerikan që kur u transferua në Miami në verë, duke shënuar 11 gola në 12 ndeshjet e tij të para dhe duke ndihmuar Interin të fitojë trofeun e parë në Kupën e Ligës.

Ka qenë një vorbull fillimi për 36-vjeçarin, i cili gjithashtu ka ringjallur shpresat e skuadrës për të rrëmbyer një vend në play-off të këtij sezoni në MLS.

Megjithatë, kur kjo marrëveshje të përfundojë, mediumi katalonas “El Nacional” pretendon se ai nuk është i interesuar ta vazhdojë atë.

Në vend të kësaj, Messi thuhet se do të largohet nga Miami dhe do të vulosë një rikthim emocional në klubin e fëmijërisë Newell's, ku ai planifikon t’i jap fund karrierës së tij.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat