Ndeshja e sotme në Ligën e Kampioneve mes Portos dhe Barcelonës do të kujtohet gjatë për shkak të adoleshentit lamin Jamal.
Djaloshi i cili po lë mbresa në një moshë shumë të re te katalanasit, ka vendosur sot një rekord historik për turneun.
Sot, në moshën 16 vjeç dhe 83 ditë, Lamin Jamal është bërë lojtari më i ri që luan si titullar në historinë e këtij turneut. Ai ka thyer rekordin e një futbollisti të njohur në arenën ndërkombëtare, Selestin Babajaro.
Nigeriani, i cili bëri emër në karrierën e tij me skuadrat e Anderleht, Çelsit dhe Njukasëll, kishte debutuar si titullar në këtë turne në vitin 1994 me fanellën e skuadrës belge në moshën 16 vjeç e 86 ditë. Kjo do të thotë se Jamal e theu rekordin e tij me vetëm 3 ditë.