Agjenti i futbollistit të Bayern Munich, Alphonso Davies raportohet se ka konfirmuar interesimin e Real Madridit për mbrojtësin kanadez.
“Los Blancos” raportohet se e pëlqejnë shumë kanadezin dhe që është prioritet për afatin kalimtar të janarit.
Agjenti Househ për “365Scores” ka konfirmuar se Real Madrid është ndër klubet e interesuara, por bëri me dije se edhe klubet angleze e pëlqejnë lojtarin.
“Ka interesim nga shumë skuadra. Jam i sigurt se Real Madrid mund të jetë një nga skuadrat që do t’i pëlqente ta transferonte Davies”.
“Ka interesim nga disa klube të Premier League gjithashtu, të gjithë duan të kenë një nga mbrojtësit e krahut më të mirë në botë. Të shohim çfarë do të ndodhë”, deklaroi ai.