Autobusë falas nga Shkodra për klasiken me Tiranën

Futboll

Autobusë falas nga Shkodra për klasiken me Tiranën

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 11:56
Pamje nga një ndeshje

Drejtuesit e Vllaznisë vënë në dispozicion të tifozëve shkodranë autobusë falas për ndeshjen me Tiranën në transfertë. Nëpërmjet një njoftimi në kanalet e komunikimit, klubi kuqeblu fton tifozët të jenë sa më të shumë në numër në klasiken e futbollit shqiptar.

"“Ekipi ynë merr zemër nga ndjekësit dhe tifozëria e qytetit tonë!

Për të gjithë sportdashësit e ekipit tonë, KF VLLAZNIA njofton që autobusët e transportit Shkodër – Kukës, për të ndjekur derbin klasik të futbollit shqiptar KF Vllaznia – KF Tirana, do të jenë falas në dispozicion të tifozëve që duan ta ndjekin ndeshjen në stadium.

Për ta lehtësuar këtë proces për ju dhe stafin tonë, ju bëjmë me dije se personat që dëshirojnë të vijnë në këtë udhëtim duhet të prenotojnë paraprakisht, nga ky moment deri të premten, në orën 20:00.

Nisja bëhet ditën e shtunë, ora 10:00, te vendndodhja e autobusëve tek Teatri. Ju lutemi që të paraqiteni më herët që të zini vendet tuaja përkatëse!", njofton klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat