Shkarkohet Shehi

Futboll

Shkarkohet Shehi

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 11:57
Shehi

Orges Shehi nuk është më trajner i Tiranës. Klubi bardheblu ka vendosur të shkarkojë teknikun, pas rezultateve zhgënjyese të javëve të fundit.

Fatale për trajnerin duket se janë bërë dy humbjet radhazi në shtëpi, ajo ndaj Erzenit dhe e fundit ndaj Laçit, të martën me rezultatin 0-3. Atmosfera në grup nuk është më ajo e duhura, ndaj edhe drejtuesit kanë ndërhyrë për të larguar Shehin.

Tekniku durrsak mori drejtimin e bardhebluve më 27 janar të vitit 2021 dhe vlen të theksohet se hyn në listën e trajnerëve më jetëgjatë në pankinën e Tiranës.

Gjatë periudhës me Shehin në pankinë, bardheblutë fituan një titull kampion ne sezonin 2021-2022 dhe një Superkupë Shqipërie, në të njëjtin vit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat