Njukasëll arriti një fitore të madhe ndaj PSZH-së në Ligën e Kampionëve, duke fituar 4-1 në fushën e tij.
Një ndeshje magjike e skuadrës angleze, që poshtëroi kampionët e Francës, në një ditë të zezë. “Bardhezinjtë” ngjiten në krye të grupit me 4 pikë.
“Një ndeshje dhe arritje fantastike për ne. Ka shumë gjëra për të cilat mund të flas në këtë ndeshje.
Jam i lumtur për klubin dhe tifozët. Ajo që përjetuam të gjithë në këtë ndeshje ishte fantastike. PSZH është një skuadër e fortë, ndaj të cilës duhej të ishim të aftë në mbrojtje dhe të shpejtë në kundërsulm.
Mënyra se si e interpretuam ndeshje ishte e shkëlqyer. Krijuam shumë gjëra pozitive në pjesën e parë, me një presing agresiv, që është edhe një mënyrë e lojës tonë”, u shpreh trajneri i Njukasëllit, Hou.