Të nominuarit për çmimin e trajnerit më të mirë të muajit tani janë zbuluar nga Premier Liga angleze.
Tifozët do të kenë kohë deri në ora 13:00 të datës 9 të këtij muaji për të votuar për të nominuarit të cilët janë, Mikel Arteta, Unai Emery, Eddie Howe, Jurgen Klopp dhe Ange Postecoglou.
Votat e tifozëve do të kombinohen me ato të një paneli të ekspertëve të futbollit për të vendosur fituesin, i cili do të zbulohet javën e ardhshme.
Më poshtë mund të gjeni statistikat e trajnerëve të nominuar për çmimin në fjalë.
Mikel Arteta (Katër ndeshje – Tre fitore dhe një barazim)
Unai Emery (Katër ndeshje – Tre fitore dhe një humbje)
Eddie Howe (Katër ndeshje – Tre fitore dhe një humbje)
Jurgen Klopp (Katër ndeshje – Tre fitore dhe një humbje)
Ange Postecoglou (Katër ndeshje – Tre fitore dhe një barazim)