Ballkani në kërkim të fitores së parë!
Ballkani luan ndeshjen e parë shtëpiake në këtë edicion të fazës së grupeve në Conference League.
Pas disfatës në ndeshjen e parë ndaj Plzen, të besuarit e trajnerir Ilir Daja do të kërkojnë suksesin ndaj kroatëve të Dinamo Zagreb.
Së fundmi, janë publikuar edhe formacionet zyrtare teksa trajneri Daja i ka bërë një vend në formacion edhe Marse Ismajlgecit, lojtarit të afruar në merkaton verore.
Sa i takon sulmit, nga minuta e parë e nis treshja Gripshi-Kryeziu-Berisha.