Prej disa ditësh në Francë nuk flitet për asgjë tjetër, madje problemi po kthehet në psikozë.
Pushtimi i çimkave është temë diskutimi edhe jashtë kufijve francezë, edhe sepse në më pak se një vit Parisi do të presë Lojërat Olimpike.
Dhe kështu, në Angli nuk u humb rasti për ta lidhur këtë temë me humbjen e Paris Saint-Germain në fushën e Newcastle, duke shfrytëzuar veçanërisht paraqitjen e keqe të Kylian Mbappe.
Një koment nga një tifoz i Newcastle, i cili i vuri sulmuesit pseudonimin “Kylian Mbedbug” është bërë viral në X (ish-Twitter).
Në anglisht, “bedbug” është çimka e shtratit; një krahasim që nuk do t’i pëlqejë personit të interesuar, i cili ndër vite ka marrë edhe pseudonimin “Donatello” (si një nga protagonistët e Turtles Teenage Mutant Ninja dhe “Pinguin”).