Ernest Muçi ishte protagonist i padiskutueshëm për Legian e Varshavës në fitoren 3-2 ndaj Aston Vilës në Ligën e Konferencës.
Legia sonte luan në transfertë ndaj holandezëve të AZ Alkmar dhe padyshim gjithë vëmendja është te sulmuesi i kombëtares shqiptare.
Këtë gjë e shpreh edhe vetë faqja e UEFA Europa Konferencë Ligë. Përmes një postimi në platformën “X” (Twitter), kjo faqe shtron pyetjen: A do të jetë Ernest Muçi në listën e golashënuesve sonte?
Postimi shoqërohet me videot e dy golave të shënuar nga Muçi ndaj Aston Vilës.