Marcus Thuram i ka bërë për vete të gjithë tifozët e Interit, por jo vetëm. Sulmuesi francez po performon shumë mirë me nënkampionët e Europës, duke mahnitur edhe një milanist si Alessandro Costacurta.
Ish-mbrojtësi i njohur i kuqezinjve, komentoi performancën fantastike të Thuram ndaj Benfikës në Champions League. Sfidë të cilën Interin e fitoi 1-0 falë golit të 26-vjeçarit.
“Jam i befasuar nga fakti që Thuram është përshtatur kaq shpejt tek Interi.
E mendoja se do të ishte menjëherë vendimtar në Serie A prej fizikut të tij, por nuk e prisja të kishte këtë ndikim në kampionat dhe Champions.
Duhet theksuar edhe fakti që ka shkuar në një skuadër të fortë si Interi”, u shpreh Costacurta në lidhje me Thuram. I cili deri tani numëron 3 gola dhe 6 asiste mes Serie A dhe Championsit.