“Festë në stadiumin “Fadil Vokrri”, Ballkani i mposhti “të kaltrit” e Zagrebit”, është titulli i mediumit malazez “Vijesti”.
“Edvin Kuç nga Rozhaja udhëhoqi skuadrën e Suharekës në fitoren e madhe me rezultat 2:0 ndaj Dinamo Zagrebit në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Golat u shënuan nga Kryeziu në minutën e 44-të dhe Hamidi në të 83-tën.
Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka mposhtur edhe një herë skuadrën e Zagrebit.
Daja eliminoi edhe Dinamon nga kualifikimi në Europa League në pankinën e Skënderbeut”, shkruan mediumi malazez.