Roma pa ndonjë mund të madh ka shënuar fitore me rezultat 4:0 ndaj skuadrës zvicerane Servette.
Një fitore që i jep sado kudo qetësi trajneri të Romës, Jose Mourinho.
Golat 8i realizuan futbollistët Lukaku (21'), Belotti (46' e 59'), Pellegrini (52').
Pas xhiros së dytë në Grupin G të Europa League, Roma renditet në vend të dytë me 6 pikë e Servette është në fund me 0 pikë.