Trajneri i Empolit, skuadër ky luajnë dy lojtarë “kuqezi” Ardian Ismajli dhe Stiven Shpendi, Aurelio Andreazzoli, ka thënë në konferencën në prag të ndeshjes ndaj Udineses se i intereson vetëm rezultati në këtë përballje.
Ai theksoi se nuk mendon vetëm për lojën e bukur dhe se do të gëzohej edhe nëse fitojnë në një lojë jo shumë të mirë.
“Rezultati është sigurisht ilaçi për gjithçka, por pothuajse gjithmonë rezultati është i ndërlidhur me paraqitjen.
Do të isha i lumtur edhe nëse fitoja duke luajtur keq. Theksi duhet të jetë te rëndësia e ndeshjes dhe tri pikëve.
Ne do të përpiqemi për t’u përmirësuar, si gjithmonë”-tha tekniku i Empolit.