Andrea Beloti duket shumë i uritur në këtë sezon dhe këtë e konfirmoi jo vetëm me dy golat në fushën e lojës ndaj zviceranëve të Servetes, por edhe me fjalët e tij pas sfidës.
“Në pjesën e dytë hymë me ritmin e duhur në fushën e lojës, aq sa për 10-15 minuta arritëm që të shënonim tri herë dhe të mbyllnim takimin.
Ky shpirt duhet të na shoqërojë edhe më shpesh, pasi ne cilësitë i kemi, thjesht nuk arrijmë që t’i bashkojmë ato së bashku në kohën dhe momentin e duhur gjithmonë.
Gjithsesi, sivjet duket qartë se është një Romë ndryshe, pasi edhe afrimi i Lukakut ka shtuar gjëra shumë pozitive dhe unë jam i lumtur që luajta përkrah atij. Ku mund të mbërrijë Roma?
Ne jemi një klub i madh, ndaj duam jo vetëm vendin e parë në grup, por edhe trofeun”.