Nuk përpihet në asnjë formë humbja e Dinamos së Zagrebit në kryeqytetin e Republikës së Kosovës.
Tifozët e Dinamos janë shumë të mllefosur nga humbja me rezultat 2:0 nga Ballkani i Therandës, në kuadër të xhiros së dytë të Grupit C të Conference League.
Media kroate “24 sata” ka hapur një anketë, ku u votua se kush i ka fajet administrata, trajneri apo futbollistët.
Nga 1390 veta që votuan në anketën e “24 sata”fajtori del administrata e Dinamos.
Kush e ka fajin për debaklin e Dinamos në Prishtinë?
Kështu votuan:
842 veta apo 61 për qind fajësojnë administratën
182 veta apo 13 për qind fajësojnë trajnerin
366 veta apo 26 për qind fajësojnë lojtarët