Humbja e Dinamos së Zagrebit në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me rezultat 2:0 nga Ballkani i Therandës, kampion i Kosovës, në kuadër të xhiros së dytë të Conference League në futboll, nuk durohet nga tifozët dinamovitë.
“Trajneri shqiptar u bë specialist për Dinamon e Zagrebit: gjashtë vite më parë e largoi nga Europa”, është titulli i mediumit kroat “24 sata”.
“Në dhjetë vitet e fundit, Dinamo humbi vetëm një herë fazën e grupeve të kompeticionit europian. Ishte viti 2017 kur Skënderbeu i largoi të kaltrit nga play-offi i Europa League.
Gjithçka ishte e mrekullueshme pas fitores me 5:1 ndaj Astanës në hapje të kompeticionit, por Dinamo pësoi mbrëmë një nga humbjet më të rënda evropiane.
Ata humbën nga Ballkani (2:0) në turin e dytë të Conference League.
Ideator i fitores së bujshme është trajneri shqiptar Ilir Daja, i cili padyshim është bërë specialist i kampionit kroat.
Në pesë vitet e fundit, Dinamo ka ndërtuar reputacionin e një klubi serioz europian.
Gjatë asaj kohe, të kaltrit dimëruan edhe tre herë në Ligën Evropiane dhe dy vite më parë arritën deri në çerekfinale.
Në dhjetë vitet e fundit ata humbën vetëm një herë fazën e grupeve të kompeticionit europian.
Ishte viti 2017 kur Skënderbeu i largoi të kaltrit nga play-offi i Europa League dhe Daja ishte trajneri i klubit shqiptar.
Në ndeshjen e parë në Maksimir rezultati ishte 1:1 dhe një javë më vonë Skënderbeu barazoi 0.0 dhe dëboi Dinamon nga Europa. Ishte sezoni i parë pas 11 vitesh në të cilin Dinamo nuk luajti në fazën e grupeve.
Klubi shqiptar më pas përfundoi i fundit në grup me pesë pikë.
Për Ilir Dajën ishte një nga fitoret më të mëdha në karrierën e tij deri më sot.
Ai drejtoi vetëm klube të Kosovës dhe shqiptare, madje tri herë fitoi titullin kampion shqiptar me tre klube të ndryshme, me Elbasanin, Dinamon e Tiranës dhe Skënderbeun.
Ai ka dy tituj me Ballkanin”, shkruan media kroate.