FC Ballkani i Therandës ka shënuar një fitore të madhe prej 2:0 kundër Dinamo Zagrebit, gjigantit kroat, mbrëmë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, ndeshje kjo e vlefshme për xhuiron e dytë të Ligës së Konferencës së UEFA-s.
Në fund të ndeshjes për Open-TV për gazetarin Reshat Ibraimi foli edhe drejtori sportiv, Omer Bunjaku.
Në fjalën e tij ai u shpreh se Ballkani ka respektuar Dinamon vetëm deri para fillimti të lojës. Ai ka shtuar se kjo fitore e madhe është edhe falë punës së trajnerit Daja.
“Dinamo Zagrebin e kemi respektuar deri para fillimit të ndeshjes. Kjo fitore e madhe është edhe falë punës së trajnerit Daja.
Besojmë edhe në befasi të tjera!”, tha Bunjaku.