Egnatia fiton lehtësisht në Rrogozhinë dhe zhyt në krizë të thellë Dinamon!
Egnatia ka mposhtur Dinamon në sfidën e parë të javës së tetë të “Abissnet Superiores”.
Dueli u zhbllokua në minutën e 26 nga Paulauskas me një supergol, ndërsa në të 31’ Zejnullai dyfishoi shifrat. Kështu u mbyll pjesa e parë.
Në minutën e 72’ Dinamo ngeli me 10 lojtarë në fushë pasi Krasniqi u largua me karton të kuq. Sfida u vulos në të 88’ me Ahmetajn i cili shënoi edhe të tretin duke i dhënë 3 pikët Egnatias.