Mesfushori Arbin Zejnullai shënoi një supergol sot ndaj Dinamos, duke i dhënë avantazhin e dyfishtë Egnatias.
“I thash trajnerit që duhet ta gjuaja unë sot, shokët më ngacmonin që nuk do të shënoja gol.
E kam gjetur veten tek ky pozicion, më i avancuar shpresoj të vazhdoj kështu.
Të them të drejtën në atë situatë me Behiratçen, mendova që të marr penallti por arbitri e vendosi kështu dhe nuk e di nëse është i drejtë apo jo. Tani nuk e di se çfarë kontakti ishte”, tha ai.