Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Armando Broja ka bërë një rikthim “ëndrrash” pas dëmtimit.
Broja e nisi sfidën ndaj Fulhamit në Premier League si titullar dhe pikërisht në atë sfidë, që Chelsea e fitoi me rezultatin 0-2 në transfertë, ai shënoi dhe tregoi një super formë.
22-vjeccari mori një dëmtim të lehtë në atë ndeshje dhe për të mos rrezikuar u largua nga fusha e blertë në minutën e 65’, por mesa duket asgjë nuk ka qenë serioze, me Brojën që është gati të japë maksimumin këtë të shtunë.
Sulmuesi “kuqezi” është gati për të vazhduar misionin e tij me “blutë” e Londrën, e pse jo ndoshta edhe për të “blinduar” rolin e titullarit, pasi burime pranë klubit londinez konfirmojnë se sonte Broja do të luajë sërish nga minuta e parë.
Chelsea do të përballet në transfertë me Burnley, duke nisur nga ora 16:00, sfidë që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në “SuperSport 4”, me Armando Brojën që pritet të jetë në formacionin e Pochettinos, me trajnerin argjentinas që e ka shprehur shpesh herë simpatinë për shqiptarin..