Interi do të presë në orën 15:00 Bolonjën në ndeshjen e vlefshme për javën e 8-të të Serisë A. Ja statistikat e përballjeve mes tyre:
– Barazimi i fundit në Serinë A midis Bolonjës dhe Interit daton më 19 shtator 2017: 1-1 . Që atëherë 4 fitore në Emilia dhe 7 në Lombardi. Që kur Simone Inzagi drejton Interin, zikaltrit kanë grumbulluar dy fitore në shtëpi kundër kuqebluve dhe dy humbje jashtë.
– Interi ka shënuar tri fitore radhazi në shtëpi kundër Bolonjës në Serinë A dhe në dy të fundit ka triumfuar me golavarazhin 6-1. Zikaltrit nuk kanë arritur katër suksese radhazi në shtëpi në kampionat kundër emilianëve nga periudhën 2001-2004.
– Kjo është hera e pestë në epokën e tri pikëve për fitore që Interi fillon një kampionat të Serisë A me të paktën gjashtë fitore në shtatë ndeshjet e para të luajtura (pas 2019/20, 2017/ 18, 2002/03 dhe 1997/98). Në asnjë nga katër të mëparshmet nuk e fitoi titullin (tri herë e dyta dhe një herë e katërta).
– Bolonja ka grumbulluar katër porta të pastra radhazi në Serinë A për herë të parë që nga marsi i 2016-ës dhe nuk ka arritur në pesë që nga nëntori i vitit 1999 (në atë rast ndeshja e pestë ishte kundër Interit, por në shtëpi). Për kuqeblutë janë 428 minuta pa pësuar gol, aktualisht seria më e gjatë në pesë ligat më të mira europiane 23/24.
– Që kur Tiago Mota drejton Bolonjën, emilianët kanë humbur vetëm 11 ndeshje në Serinë A (të njëjtat humbje të regjistruara nga Interi). Vetëm Napoli (5 humbje) dhe Milani (9) kanë bërë më mirë në kompeticion, duke marrë parasysh skuadrat e pranishme në të dyja kampionatet (22/23 dhe 23/24).
– Në këtë ndeshje do të garojnë dy skuadrat që kanë pësuar më pak gola në Serinë A 2023/24: Interi (3) dhe Bolonja (4). Këto dy klube janë gjithashtu ndër pesë skuadrat që kanë pësuar më pak goditje në portë në këtë kampionat: Inter (18, vetëm më shumë se Napoli me 16) dhe Bolonja (22, si Xhenoa, gjithashtu pas Romës me 19).
– Interi dhe Bolonja janë (bashkë me Juventusin dhe Lacion) dy nga katër skuadrat që nuk kanë pësuar ende një gol nga një goditje standarde në këtë edicion.