Julian Ahmataj me shumë mundësi do të jetë trajneri i ri i ekipit, ndonëse nuk deklarohet zyrtarisht!
Kjo sepse, Ahmataj kërkon si fillim të shohë gjendjen dhe të testojë si skuadrën, ambientin dhe të marrë rezultatet e duhura. Nëse ekipi i Ahmatajt ecën përpara, Juli do të emërohet trajneri i parë, në të kundërt Tirana duhet të shohë për një trajner tjetër.
Sipas asaj që është marrë vesh, Ahmataj ka kërkuar kohë dhe siguri që të marrë këtë përgjegjësi mbi supe.
Një lëvizje e llogaritur, pasi herën e fundit Ahmataj duroi vetëm pesë takime në Superiore.
Ekipin e mori Egboja dhe u shpall kampion.