Vazhdon të diskutohet caktimi i Kupës së Botës 2030 për Spanjën, Portugalinë dhe Marokun (me nga një ndeshje që do të luhet në Argjentinë, Uruguaj dhe Paraguaj). ]Për këtë ka folur edhe një legjendë e futbollit francez, Emmanuel Petit, kampion bote me “gjelat”, i cili ka sulmuar ashpër FIFA-n:
“Ka humbur edhe një herë një rast të mirë për të shkëlqyer me inteligjencë.
Kam përshtypjen se është një ent mbi njerëzimin, që e kalon kohën duke bërë atë që do, pa u kujdesur fare për botën ku jeton sot. Kur lajmi doli në shtyp mendova se ishte vërtet një shaka.
Seriozisht e ka FIFA, e cila na drejton gishtin nëse nuk respektojmë ekologjinë, nëse nuk bëjmë veprimet e duhura…
Para se të shqetësohet për ekologjinë, le të mendojë pak edhe për fansat e futbollit. Tashmë të kushton shumë ta ndjekësh kombëtaren tënde në finalet e një Botërori…
Për mua është marrëzi, FIFA me këtë zgjedhje shkon kundër botës në të cilën jetojmë sot. Kjo vetëm ma përforcon imazhin që kam për FIFA-n: është një strukturë që jeton në një parajsë fiskale dhe që është përtej çdo dyshimi, që nuk i intereson vërtet se çfarë bëhet në botë.
Objektivi i vetëm është të fitojë sa më shumë para. Po lojtarët, dallimet e zonave kohore, udhëtimi, logjistika…?! Jam shumë i habitur që asnjë politikan nuk del për ta denoncuar këtë”.