Një sfidë e gjitha kuqezi ajo mes Slaven Belupos dhe Varazdinit në Kroaci, me tre shqiptarë që kanë gjetur rrugën e rrjetës në këtë sfidë.
Në minutën e 18’ ishte sulmuesi i Kosovës, Arbër Hoxha i cili dyfishoi shifrat për Slavenin.
Në minutën e 32’ ishte mbrojtësi shqiptar Jorgo Pëllumbi që ngushtoi diferencën dhe pas gjashtë minutash ish-mesfushori i Skënderbeut, Agon Elezi rivendosi baraspeshën.
Gjithsesi në pjesën e dytë, kroati Strakalj shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Slaven, me skuadrën e Slaven që mori tre pikët në një sfidë spektakolare.