Mbrojtësi i ri i Interit, Yann Bisseck ka dhënë një intervistë ku ka folur për muajt e tij të parë te “zikaltërit”, ndërsa ka treguar ambiciet dhe planet e tij për të ardhmen.
“Duke pritur pesë vjet, që është kohëzgjatja e kontratës sime, plani është që unë të bëhem një nga mbrojtësit më të mirë në botë.
Kam potencial dhe po më njohin, këtu do të mund ta tregoj sa i aftë jam.
Do të duhet pak kohë, por në planin afatgjatë kam marrë vendimin e duhur.
Thjesht duhet të mësoj pak më shumë italisht dhe gjithçka do të përmirësohet, tashmë kam filluar të kuptoj më saktë se çfarë kërkon trajneri nga unë”-deklaroi Bisseck.