Dita e shtunë dita e Shabanëve.
Bujar Shabani shënoi për Dukagjinin dhe Kushtrim Shabani për Gjilanin.
Ballafaqimi mes Gjilanit dhe Dukagjinit të Klinës, ka përfunduar pa fitues (1:1), në takimin e javës së 9-të të elitës së futbollit të Kosovës.
Në minutën e 30-të, Bujar Shabani kaloi në epërsi klinasit.
Në pjesën e dytë pikërisht në minutën e 60-të Kushtrim Shabani ka barazuar rezultatin.
Dukagjini renditet në vend të shtatë me 9 pikë dhe ka një më shumë se Gjilani që gjendet një pozitë më poshtë.