Drita e Gjilanit ka dëshmuar cilësi në stadiumin në Therandë, duke i shkaktuar humbje me rezultat 3:1 Malishevës, në takimin e javës së 9-të elitës së futbollit të Kosovës.
Në një kohë të mirë është zhvilluar lojë mjaft e mirë nga të dy skuadrat.
Golat për Dritën i realizuan Kryeziu (41’ – autogol, Be. Krasniqi (45+2’) e Jashari (90+9') dhe për Malishevën realizoi Niavedi (58’).
Në minutën e 75-të, Dren Kryeziu i Malishevës përjashtohet me karton të kuq, pas një ndërhyrje të ashpër.
Tre minuta më vonë, Muharrem Jashari i Dritës, i pafat, goditja e tij ndalet nga shtylla.
Në minutën e 90+9 portieri Smakiqi i Dritës shpëton gol të sigurt.
Pas një minute Jashari shënon për 1:3.
Drita ngritët në vend të dytë me 18 pikë dhe Malisheva renditet në të katërtin me 12 sosh.