Dortmundi nuk ka lejuar befasi para shikuesve, duke e mposhtur me rezultat 4:2 Union Berlinin, në takimin e javës së 7-të të Bundesliga I.
Union Berlini avancoi me 1:2 me golin nga penalltia të italianit Leonardo Bonucci por nuk i ka mjaftuar.
Për verdhezinjtë shënuan Fullkrug (7'), Schlotterbeck (49'), Brandt (54'), Ryerson (71') dhe për Union Berlinin realizuan Gosens (9') e Bonucci (31' - nga penalltia).
Dortmundi është në vend të dytë me 17 pikë dhe Union Berlini në të 13-tin me 6 sosh.