PSG humbi 4-1 në mesjavë kundër Newcastle në Champions League, disfatë që ka shkaktuar polemika të mëdha kundrejt kampionëve të Francës. Sidomos ndaj trajnerit Luis Enrique.
Ish-sulmuesi francez, Christophe Dugarry ka sulmuar ashpër teknikun e PSG-së, duke e akuzuar për çfarë ndodhi në “St. James Park“.
“Luis Enrique bëri shumë gabime. Mbërriti në një stadium shumë të nxehtë dhe luajti me katër sulmues!
Lojtarët e Newcastle duhet të kenë menduar se te PSG mendonin se kishin përballë disa të mbaruar.
Dhe i ndëshkuan francezët.
E njoh shumë mirë Luis Enrique, ai ka krenari të madhe dhe një ego të tepruar”, u shpreh Dugarry.
PSG rikthehet në fushë të dielën, për llogari të kampionatit francez. Përballë Rennes në transfertë (20:45).