Trajneri Akis Vavalis ka thënë se Drita meritoi pikët e plota ndaj Malishevës, pas paraqitjes shumë të mirë që pati në pjesën e parë. Edhe pse sipas tij gjilanasit humbën përqendrimin, kishin mundur të shënonin më shumë gola.
Drita fitoi me rezultat 3:1 kundër Malishevës dhe vijoi ecurinë e rezultateve pozitive.
“Jam i lumtur me tri pikët.
E kemi ditur se skuadra e Malishevës është shumë ofensive dhe shënon shumë gola. Kemi pasur pjesë të parë shumë, shumë të mirë.
Por në 20-25 minutat e pjesës së dytë kemi pasur shumë probleme. Humbëm përqendrimin dhe është pjesë për të cilën duhet analizë.
Por në 15-20 minutat e fundit ne luajtëm mirë, kemi mundur të shënonim edhe më shumë gola.
Në përgjithësi, jam i lumtur me tri pikë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”, theksoi Akis Vavalis.