Mezani: Meritën për pikën e fituar duhet të kenë lojtarët sepse e barazuan rezultatin
Trajneri i Gjilanit, Gentjan Mezani, ka thënë se skuadra e tij meritoi fitoren ndaj Dukagjinit, megjithatë edhe një pikë e fituar në fushë është rezultat i tyre.
Ndeshja me Dukagjinin u mbyll me rezultat të barabartë, 1:1.
“Në pjesën e parë skuadra kundërshtare nuk na lejoi hapësira dhe topi nuk lëvizte ashtu siç duhet, qarkullonte ngadalë.
Kjo na penalizoi disi dhe i mundësuam kundërshtarit të ishte më i mirë. Në pjesën e dytë kërkova agresivitet dhe ritëm në lojë. Kjo u pa në pjesën e dytë.
Mund të them që meritë për pikën duhet të kenë lojtarët sepse e barazuan rezultatin. Humbëm dypikësh në fushën tonë, që do të na ndihmonte në ecurinë tonë. Kjo skuadër ka potencialin për të vazhduar e për të bërë mirë në vazhdim.
Kjo po shihet nga kualiteti që ka brenda, por duhet shfrytëzuar rastet që na vijnë. Duke krijuar kaq shumë raste është e pafalshme të mos shënojmë. Por djemtë janë të rinj dhe u mungon eksperienca. Duhet të përmirësohemi dhe të marrim më të mirën në çdo ndeshje”, ka thënë Mezani.