Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, edhe një herë tjetër se në fazën defensive, skuadra po merr gola të cilat mund lehtë të shmangen.
Dukagjini i Dallkut të shtunën barazoi në udhëtim te Gjilani, 1:1.
“Ne po e fusim kundërshtarin vet në lojë. Goli që pranuam ishte shumë i lehtë, shumë lehtë i pranueshëm.
Më pas, kundërshtari mori zemër, ndërsa ne ramë. U munduam të ndryshonim rrjedhën e lojës dhe skemën për ta fituar ndeshjen. Sulmuam me Solomonin dhe Merlakun dhe kishim mundësitë tona. Ne sot ishim me frikë në disa momente dhe nuk kishim vetëbesim.
Në 16-metërsh duhet pasur vetëbesim. Vetëbesimi ishte i mangët sot. Lojtarët po mundohen ta japin maksimumin, por po ndëshkohemi duke marrë gola të lehtë në çdo ndeshje. Këto po na penalizojnë”, ka thënë Dallku.