Juventusi fiton derbin e qytetit, me rezultat 2:0 ndaj Torinos.
“Zopnja e Vjetër” ka luajtur si vendas ndaj Torinos dhe ka shpërthyer me gola në pjesën e dytë.
Futbollistët Gatti (47') e Milik (62') shënuan për fitoren e Juves.
Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u paraqit në 6 minutat e fundit për Torinon.
Pas javës së tetë në Serie A, Interi kryeson me 19 pikë, pasojnë Milani me 18 (një ndeshje më pak), Juventusi 17, Torino renditet në vend të 12-të me 9 sosh.