Barazimi i Interit me Bolognan në “San Siro” erdhi si asist për Milanin në prag të sfidës me Genoan në transfertë.
Ekipi kuqezi me një fitore të mundshme do të merrte kreun e Serisë A me dy pikë më shumë se rivalët ndërqytetas.
Trajneri Stefano Pioli, me rreshtimin 4-3-3, synon maksimumin e pikëve në këtë ndeshje.
Nuk janë në formacionin titullar Leao dhe Giroud, teksa në sulm janë preferuar Jovic në qendër, i mbështetur nga Chwkwueze e Okafor.
Ne mesfushë, nga minuta e parë Adli, Reijnders e Musah.