Rayo Vallecano ka marrë pikë nga Sevilla vendase.
Sevilla zhgënjye shikuesit e vet duke luajtur baras (2:2) nga Rayo Vallecano.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Ivan Balliu, ka treguar lojë shumë të mirë për skuadrën nga Madridi, duke befasuar Sevillën.
Për Rayo Vallecano realizuan Valentin (21') e Garcia (26') dhe për Sevillën shënuan Sow (50') e En Nesyri (90+6’).
Në stadiumin “Ramon Sanchez Pizjuan në Sevilla, të pranishëm ishin 35.817 shikues.
Në minutën e 90+6, Youssef En Nesyri me kokë ka barazuar rezultatin dhe shmang humbjen e Sevillës.
Rayo Vallecano renditet në vend të shtatë me 13 pikë e Sevilla në të 13-tin me 8 sosh.