Erling Haaland provokon se ai mund të eklipsojë rekordin e golave të Alan Shearerit në Premier Ligë përpara se marrëveshja e tij aktuale me Manchester Cityn të përfundojë në vitin 2027.
23-vjeçari shijoi një sezon debutues plot rekorde në Angli, duke shënuar 52 gola në të gjitha kompeticionet dhe duke fituar tripletën.
Ai vendosi rekordin e ri në Premier Ligë, duke shënuar 36 herë dhe thyer rekordin e vendosur nga Alan Shearer dhe Endi Kol në shtatë ndeshje më pak.
Këtyre u shtohen edhe 8 golat e këtij sezoni që e kanë dërguar totalin në 44 nga 42 ndeshje.
Alan Shearer ka shënuar 260 gola në total, por i pyetur gjatë një interviste për “The Telegraph” nëse ai do të tentojë të thyejë rekordin absolut të ish-sulmuesit të Njukasëllit, norvegjezi tha me humor: “Kur përfundon kontrata ime? Kanë ngelur tri vjet e 10 muaj?
Pra, ka ende kohë për ta bërë atë, apo jo?”.
Sulmuesi i Cityt më pas u bë serioz: “Kjo është diçka që nuk mund ta mendosh. Duhet të mendosh për ndeshjen e radhës, sezonin, dhe më pas këto gjëra vijnë pas një kohe. Por nëse do të jem edhe 15 vite të tjera në Angli, atëherë pse jo? Do ta shohim”.