Sulmuesi i Adana Demirspor, Mario Balotelli, ka bërë së fundmi deklarata pro Milanit.
Balotelli vlerësoi projektin e “kuqezinjve” në një transmetim në “Twitch”, ndërsa theksoi mes Milanit, Interit e Juventusit, do të zgjidhte skuadrën e Piolit.
“Emocionet e futbollit nuk t’i dhuron asgjë tjetër. Kombëtarja duhet t’i bëjë mirë këto 3 ndeshje, meritojmë të shkojmë në Euro 2024”
“Të gjithë e dinë dashurinë time për Milanin, por unë u bëra një futbollist i rëndësishëm te Inter dhe gjithashtu kam dashuri për ato ngjyra.
Nëse do të më thonin se cilin ekip do zgjidhja mes Milanit, Interit dhe Juves, do të shkoja te ‘kuqezinjtë’. Projekti i Milanit për mendimin tim është më i fortë dhe më futurist se të gjithë në Serie A”-deklaroi italiani.